Ylli shqiptar Brajan Gruda ia ka siguruar fitoren RB Leipzigut në përballjen ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane triumfoi me rezultat minimal 1-0, në sfidën shumë të baraspeshuar.
PSV-ja kishte rastin e artë për të kaluar në epërsi mirëpo Ivan Perisic dështoi ta finalizonte goditjen nga pika e bardhë.
Heroi i skuadrës gjermane rezultoi të jetë Gruda që shënoi një gol të bukur, i cili rezultoi të jetë i fitores për Leipzigun (75’).
PSV faktikisht barazoi përmes Armando Obispo që shënoi me kokë mirëpo pas rishikimit të VAR-it rezultoi që ishte në pozitë jashtë loje.
Mysafirët pastaj kishin edhe një tjetër rast të mirë përmes Mauro Junior mirëpo sërish dështuan në konkretizim.
Kësisoj, Leipzigu merr pikët e para në Ligën e Kampionëve ndërsa PSV-ja qëndron me një sosh./Telegrafi/

