KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Lëvizjet në fshatrat Kushtovë, Cerajë e Bistricë të Leposaviqit janë të rralla.

E në rast të nevoje, automjetet personale janë të vetëm mundësi për të zbritur në qytet.

Kjo pasi që disa vite në fshatrat shqiptare në këtë komunë më shumicë serbe, nuk ka transport publik.

Mungesa e transport, ka bërë që edhe fshatrat të boshatisen.

“Krejt problemi qëndron tek transporti publik, njerëzit nuk po kanë mundësi dhe disa nuk kanë vetura të tyre personale dhe për shkak të transportit detyrohen të shpërngulen sepse problemi kryesor është se kur fëmijët shkojnë në shkollë të mesme nuk po kanë mundësi më udhëtua ose duhet me ndal shkollën ose duhet më u shpërngul”, thotë Bashkim Hetemi banor i Bistricës.

Edhe sipas drejtoreshës së shkollës fillore “Kadri Bistrica”, Rudina Morina,  mungesa e transportit ka bërë që familjet të shpërngulen nga këto tri fshatra.

“Mungesa e transportit publik për banorët të kësaj zonë ku jetojnë bashkëvendasit këtu , kjo për arsye se kur fëmijët po e kryejnë klasën e nëntë fillore atëherë po detyrohen që prindërit më ju bë një zgjedhje tjetër përmës vazhdu mësimin tutje që është në Mitrovicë, atëherë po detyrohen që të gjejnë ndonjë shtëpi ose me qira ose të bëjnë ndonjë zgjidhje për shkak të fëmijëve që nuk munden më i bartë”, tregon ajo.

E me vetëm shtatë familje ka mbetur edhe fshati Kushtovë.

Sipas banorit, Esat Musa, funksionalizimi i transportit do të lehtësonte jetën sado pak banorëve të mbetur.

“Në Kushtove jemi pesë familje këtu, dhe dy poshtë atje pra 7 familje nuk ka më shumë. Sigurisht që do të ishte një lehtësim më i madh se do më thënë e ki sigurt që ki transportit, obligim të vetëm e ke biletën edhe shkon kthehesh”, thotë ai.

Për shkak të shpërnguljeve, në shkollën e vetme shqipe në Leposaviq, janë duke vijuar mësimin vetëm, 14 nxënës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.