Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nesër, më 2 shtator 2026, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit për automjete në një pjesë të rrugës “UÇK”.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, bllokimi do të jetë i nevojshëm për shkak të punimeve për asfaltimin e rrugës.
Qarkullimi do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në 18:00, në Lagjen Bair, në segmentin nga udhëkryqi te Spitali në drejtim të Shkollës së Mesme Ekonomike, përgjatë rrugës “UÇK”.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të përdorin rrugët alternative dhe t’u përmbahen sinjalizimeve të vendosura në komunikacion.
Nga institucionet komunale është kërkuar mirëkuptim për kufizimin e përkohshëm të qarkullimit, ndërsa punimet pritet të zhvillohen gjatë orarit të përcaktuar. /Telegrafi/
