KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Biznesmeni me nofkën “Over Size” në pranga, zbulohet laboratori gjigant i narkotikëve

Biznesmeni me nofkën “Over Size” në pranga, zbulohet laboratori gjigant i narkotikëve

Një biznesmen nigerian, i njohur me nofkën “Over Size”, është arrestuar së bashku me pesë shtetas meksikanë, pasi autoritetet zbuluan një laborator të madh të prodhimit të metamfetaminës në Enugu të Nigerisë.

Chuks Enoch Ezeike, 63 vjeç, dyshohet se kishte rekrutuar specialistë nga Meksika, kishte organizuar hyrjen e tyre në Nigeri përmes pasaportave të falsifikuara dhe kishte krijuar një laborator të fshehtë për prodhimin industrial të drogës.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 1 mijë e 512 kilogramë metamfetaminë, me vlerë të përllogaritur prej rreth 226.8 milionë dollarësh, raporton 'Not Guilty TV', transmeton Klankosova.tv

Po ashtu, u gjetën edhe 6.68 tonë kimikate dhe pajisje industriale për prodhimin e drogës.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Nigerisë për Zbatimin e Ligjit Kundër Drogave (NDLEA), operacioni lidhet me një rrjet ndërkombëtar që shtrihej nga Meksika, përmes Kolumbisë, Francës dhe Beninit, deri në Nigeri.

Pesë shtetasit meksikanë dyshohet se ishin angazhuar për prodhimin e drogës, ndërsa Oscar Ramos-Cardenas është identifikuar si specialisti kryesor i grupit.

Hetuesit thonë se laboratori ishte ndërtuar prapa një kompanie të naftës në Enugu. Brenda tij ishte siguruar edhe akomodimi, në mënyrë që kimistët meksikanë të jetonin dhe të punonin aty pa tërhequr vëmendjen.

Rasti i biznesmenit kishte tërhequr vëmendje edhe më herët, transmeton Klankosova.tv

Mediat nigeriane raportuan në vitin 2025 se Ezeike, atëbotë 62-vjeçar, ishte martuar me një vajzë 16-vjeçare.

NDLEA ka bërë të ditur se operacioni ishte pjesë e një aksioni më të gjerë ndërkombëtar, duke paralajmëruar se Nigeria nuk do të lejojë që të shndërrohet në bazë prodhimi për kartelet e huaja të drogës. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.