KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Bisedimet Izrael-Liban do të rifillojnë të enjten

Bisedimet Izrael-Liban do të rifillojnë të enjten

Negociatat midis Izraelit dhe Libanit do të rifillojnë të enjten në kryeqytetin e SHBA-së.

Bisedimet synojnë t’i japin fund luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut – milicisë së mbështetur nga Irani në jug të vendit, transmeton Telegrafi.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë luftuar paralelisht me luftën e Iranit, dhe pavarësisht një armëpushimi 10-ditor, të dyja palët kanë shkëmbyer sulme së fundmi.

Duke folur këtë mëngjes, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar tha: “Nesër, bisedimet e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Libanit do të rifillojnë në Uashington DC. I bëj thirrje qeverisë së Libanit, le të punojmë së bashku kundër shtetit terrorist që Hezbollahu ndërtoi në territorin tuaj. Ky bashkëpunim është i nevojshëm për ju edhe më shumë sesa për ne. Kërkon qartësi morale dhe guxim për të marrë rreziqe. Por nuk ka alternativë të vërtetë për të siguruar një të ardhme paqeje për ju dhe për ne”.

Të martën e kaluar, ambasadori i Izraelit dhe i dërguari i Libanit në SHBA u takuan për bisedime të ndërmjetësuara nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Bisedimet e reja u lënë atyre vetëm disa ditë kohë për të arritur një marrëveshje, pasi armëpushimi ekzistues midis Izraelit dhe Libanit pritet të përfundojë më 26 prill. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.