KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

“Bisedime intensive” me delegacionin e nivelit të lartë iranian në Doha janë duke vazhduar

“Bisedime intensive” me delegacionin e nivelit të lartë iranian në Doha janë duke vazhduar

Një burim diplomatik i tha CNN-së se bisedimet intensive që filluan në Katar këtë mëngjes mbi detajet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit rajonal po vazhdojnë.

Një delegacion i nivelit të lartë i përbërë nga kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi dhe Guvernatori i Bankës Qendrore, Abdolnaser Hemmati, mbërritën në Doha të hënën herët për bisedime mbi çështjet që lidhen me Ngushticën e Hormuzit dhe uraniumin shumë të pasuruar të Iranit, tha burimi, transmeton Telegrafi.

Ndër temat që po diskutohen janë fondet e ngrira të Iranit, të cilat trajtohen në memorandumin e mirëkuptimit që aktualisht po negociohet midis Uashingtonit dhe Teheranit dhe do të jenë pjesë e çdo marrëveshjeje përfundimtare, kishte thënë më parë diplomati.

Negociatat kanë qenë duke u zhvilluar midis ndërmjetësve të Katarit dhe delegacionit iranian në koordinim me Shtetet e Bashkuara, tha burimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.