Mbrojtja e mjedisit është testi që Shqipëria ende duhet të kalojë. Edhe në raportin e fundit të progresit nga Komisioni Europian, vendi nuk arriti të merrte një notë kaluese bindëse.
Një sondazh kombëtar i kryer me mbështetjen e Bashkimit Evropian nxjerr në pah një hendek të qartë mes shqetësimit për mjedisin, njohurive dhe praktikave të përditshme në Shqipëri, shkruan A2 CNN.
Sonila Data Cela, nga Data Centrum, shprehet: “Vetëm 24% e qytetarëve thonë se janë të njohur me konceptin e biodiversitetit, por shqetësimi rritet ndjeshëm pasi koncepti shpjegohet: 68% shprehen të shqetësuar për dëmtimin e biodiversitetit në Shqipëri. Po ashtu, vetëm 33% kanë dëgjuar për ekonominë qarkulluese, çka tregon boshllëqe më të gjera në kuptimin e koncepteve mjedisore më të lidhura me politikat publike”.
Prej vitesh, “Kapitulli 27” është kthyer në pengesë për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në “union”. Pavarësisht kritikave, institucionet në vend kanë bërë pak ndaj për t’i dhënë një tjetër hov përpjekjeve në drejtim parandalimit të ndotjes ka nisur të mendojë vetë “komisioni”.
Xaira Shurdha, analiste e të dhënave, tha: “Një rol më pro-aktiv do të nënkuptonte jo vetëm hartimin e politikave, por edhe monitorimin e zbatimit të tyre në praktikë. Kjo lidhet me krijimin e platformave konkrete për investime, lehtësimin e procedurave burokratike dhe garantimin e transparencës për emigrantët që duan të kontribuojnë në Shqipëri. Pjesa ku ajo përmend mundësinë e aplikimit të gjobave sugjeron nevojën për më shumë llogaridhënie institucionale”.
Ekspertë të mjedisit dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare argumentojnë se për të pasur sukses në mbrojtjen e mjedisit, duhen rritur kapacitet kapacitetet teknike e financiare të parandaluar ndotjen.
Miriam Neziri Angoni, nga EU4GreenGen, shpjegon: “E njohur si një nga pikat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë, Shqipëria strehon një shumëllojshmëri të pasur ekosistemesh dhe speciesh endemike. Zonat e mbrojtura, përfshirë parqet kombëtare, pyjet, ligatinat dhe ekosistemet bregdetare, luajnë një rol thelbësor në mbrojtjen e biodiversitetit dhe në rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike. Në të njëjtën kohë, këto ekosisteme janë nën presion nga ndotja, krimi mjedisor dhe zhvillimi i paqëndrueshëm”.
Gjatë dekadës së fundit, Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se 280 milionë euro në sektorët e mjedisit, ujit dhe klimës në Shqipëri.