KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bien në pranga dy persona për ryshfet në Ferizaj

Bien në pranga dy persona për ryshfet në Ferizaj

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ka arrestuar dy persona të dyshuar për pranimin e ryshfetit.

Sipas raportit zyrtar, dy të dyshuarit, me inicialet M/K, dyshohet se kanë pranuar 400 euro ryshfet në zyrën e tyre, me premtimin se do të përshpejtonin procesin e një kërkese për furnizim të parashtruar nga viktima.

Paratë janë siguruar dhe gjetur në vendin e ngjarjes.

Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit, ndërsa ngarkohen me veprën penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat”.

Rasti po hetohet më tej nga Njësitet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Polici.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.