KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bie për 4 cent çmimi i naftës, MINTI intensifikon mbikëqyrjen e tregut

Bie për 4 cent çmimi i naftës, MINTI intensifikon mbikëqyrjen e tregut

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar se çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 euro për litër ka rënë në 1.79 euro/centë.

Ky dikaster qeveritar ka thënë se kanë vazhduar inspektimet nëpër pikat e derivateve në vend, me ç’rast sipas MINTI-t është vërejtur rënie e çmimeve, pasi që një gjë e tillë paraprakisht ka pësuar rënie edhe në tregjet ndërkombëtare.

Kurse, çmimi mesatar i benzinës, sipas kësaj ministrie, ka arritur në 1.43 euro për litër.

“Këto lëvizje janë në përputhje edhe me të dhënat zyrtare të importit, të cilat Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i pranon nga Dogana e Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Kjo ministri ka thënë se inspektimet dhe monitorimi i tregut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim që ndryshimet në çmimet e furnizimit të reflektohen në mënyrë të drejtë dhe në kohë edhe te konsumatorët e Republikës së Kosovës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.