KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​A po ulet çmimi i naftës në Kosovë, MINTI zbulon çfarë po ndodh në treg

​A po ulet çmimi i naftës në Kosovë, MINTI zbulon çfarë po ndodh në treg

Çmimi mesatar i naftës në Kosovë ka shënuar rënie prej 4 centësh për litër gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), çmimi mesatar i naftës ka rënë nga 1.83 në 1.79 euro për litër, ndërsa ai i benzinës ka arritur në 1.43 euro.

MINTI ka njoftuar se rënia e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare ka filluar të reflektohet edhe në Kosovë, pas intensifikimit të kontrolleve nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT).

Sipas ministrisë, gjatë dy ditëve të fundit janë shtuar aktivitetet inspektuese për të siguruar që ndryshimet e çmimeve në tregjet globale të pasqyrohen edhe në tregun vendor.

“Nga inspektimet e realizuara gjatë dy ditëve të fundit është vërejtur se tendenca e rënies së çmimeve të derivateve në tregjet globale ka filluar të reflektohet edhe në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Ministria ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me Doganën e Kosovës, nga e cila pranon çdo ditë të dhëna zyrtare për çmimet e importit të derivateve.

Për analizimin e çmimeve merren parasysh 3 tregues kryesorë: çmimi mesatar i furnizimit të ditës paraprake, ai i 10 milionë litrave të fundit të importuara dhe çmimi mesatar i shitjes në tregun vendor.

MINTI thekson se këto të dhëna shërbejnë për të identifikuar devijimet e mundshme të pajustifikuara në çmimet e shitjes.

Ministria ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synimin që ulja e kostos së furnizimit të reflektohet në kohë edhe te konsumatorët.

Ndryshe, dje çmimet e naftës kanë shënuar rënie të ndjeshme në bursat ndërkombëtare të marten (sot), duke zbritur në nivelet më të ulëta që nga fundi i gushtit.

Nafta Brent, që shërben si pikë referimi për tregjet ndërkombëtare, ra me 2.92 dollarë, ose 3.15%, duke u tregtuar me 89.65 dollarë për fuçi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.