KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Biden flet për betejën me kancerin: Disa ditë janë më të vështira

Biden flet për betejën me kancerin: Disa ditë janë më të vështira

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka bërë të ditur se diagnoza me kancer të prostatës ka ndikuar në ritmin e jetës së tij dhe se do të ketë mundësi të kufizuara për paraqitje publike gjatë promovimit të librit të tij të ri me kujtime presidenciale.

Biden, i cili e bëri publik diagnozën vitin e kaluar, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, tha se mjekët e tij “vazhdojnë të jenë të inkurajuar” nga mënyra se si po reagon ndaj trajtimit.

Megjithatë, ai pranoi se disa ditë janë më të vështira se të tjerat.

“Gjatë kohës kur po shkruaja librin, u diagnostikova me kancer, një sëmundje që njihet shumë mirë nga miliona amerikanë dhe familjet e tyre”, tha 83-vjeçari Biden.

“Disa ditë janë më të mira se të tjerat. Kjo nuk më ka ndalur, por ndonjëherë më ngadalëson. Për këtë arsye, për fat të keq, nuk do të mund të marr pjesë në aq shumë biseda dhe takime për promovimin e librit sa kisha shpresuar. Megjithatë, shpresoj që fjalët e shkruara në faqe të flasin vetë”, shtoi ai.

Libri i tij me titull “Promise Me, America” pritet të publikohet më 17 nëntor.

Në të, Biden trajton vitet e kaluara si president, sfidat me të cilat u përball administrata e tij dhe vendimet që mori gjatë mandatit.

“Libri përfshin vitet e mia si president, sfidat me të cilat u përballëm, vendimet që mora dhe arsyet pse i mora ato. Ai flet për atë se kush jemi si komb, për vlerat tona dhe për rolin e Amerikës në botë”, deklaroi ish-presidenti.

Ai shtoi se mbi të gjitha, libri shpreh besimin e tij te populli amerikan dhe te demokracia.

Libri i ri i Joe Biden vjen disa muaj pas publikimit të librit të ish-zonjës së parë, Jill Biden, me titull “A View from the East Wing”, i cili doli në qershor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.