Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se nepotizmi apo punësimi dhe favorizimi i familjarëve dhe të afërmve, është një prej mënyrave kryesore se si funksionon Qeveria Kurti.
Ai ka thënë se klientelizmi politik dhe vendosja e militantëve partiakë në pozita publike, që do duhej të ishin të rezervuara për profesionistë të pavarur dhe kompetentë, tashmë janë shndërruar në praktikë të zakonshme të këtij pushteti.
“Tash shihe paradoksin, një qeveri që luftën kundër punësimit familjar dhe partiak e kishte ndër premtimet dhe sloganet kryesore politike, sot e ka kthyer pikërisht këtë praktikë si një nga format kryesore të funksionimit të ministrave të kabinetit të saj. Thjeshtë, meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa lufta kundër kapjes partiake të shtetit u zavendësua me kapjen e tyre nga vetë partia në pushtet”, ka shkruar Tahiri. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Burimi: lajmi.net ↗

