Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuare për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur më 1 tetor 2026, në një lokal në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka publikuar fotografinë e të dyshuarës, transmeton Klankosova.tv.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin apo lokalizimin e tij, t'i ndajnë ato me organet kompetente.
“Çdo informacion mund të jetë i rëndësishëm për zbardhjen e rastit. Policia garanton konfidencialitet të plotë për të gjithë personat që ofrojnë informacione”, thuhet në njoftimin e Policisë./Klankosova.tv

