KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Besfort Zeneli optimist: Suedia shkon larg në Botëror

Besfort Zeneli optimist: Suedia shkon larg në Botëror

Ish-lojtari i Kosovës U21 që po përfaqëson Suedinë, Besfort Zeneli është shprehur optimist se do të arrijnë larg në Kampionatin Botëror 2026.

Suedia do t’ia nis kampanjës ndaj Tunizisë në Kupën e Botës, sfidë që zhvillohet në orët e hershme të mëngjesit.

Për mediat suedeze, Zeneli ka deklaruar se beson që Suedia do të arrijë larg në këtë Botëror, por për ta fituar duhet edhe fati.

“Nuk e di nëse do ta fitojmë sepse është e vështirë të thuhet, por do të shohim. Besoj në atë që po bëjmë dhe besoj se mund të shkojmë larg. Besoj në grup, por në futboll ka shumë aspekte”.

“Duhet të kesh fat, ta kesh ditën dhe gjithë tjerat. Por mendoj se kemi grup të fortë dhe besoj në punën që po bëhet”, deklaroi Zeneli.

Suedia faktikisht vlerësohet si favorite ndaj Tunizisë, kurse përballja do të nisë nga ora 4 të mëngjesit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.