Trajneri argjentinas, Mauricio Poshettino është zyrtarizuar si trajner i ri i Manchester United, duke bërë fotografitë e para me fanellën e ekipit.
“Djajtë e kuq” ia kanë besuar timonin e skuadrës ish-trajnerit të Chelseat dhe Tottenhamit, duke e pasuar Michael Carrickun e shkarkuar pas rezultateve katastrofale.
Pochettino së fundi ishte përzgjedhës i SHBA-së, por nga kjo pozitë u largua kur mori ofertën për të drejtuar 20 herë kampionin e Anglisë.
Ndeshjen e parë që do ta udhëheq ai, do të jetë përballja e madhe e së dielës me rivalin e përbetuar, Liverpool.
Kjo ndeshje do të luhet në Anfield Road dhe do të jetë testi i parë për Pochettinon, nëse do të arrijë ta nxjerrë Man UTD nga zona e rënies nga Premierliga. /Klankosova.tv

