KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha: Do të shkojmë deri në grevë urie, e vetmja formë për të rrëzuar diktaturën

Berisha: Do të shkojmë deri në grevë urie, e vetmja formë për të rrëzuar diktaturën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se protesta e thirrur më 22 dhjetor do të marrë forma të tjera, deri në grevë urie, me qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.

Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që të ‘ngrihen në këtë betejë’

“Është shumë e rëndësishme të ngrihemi për këtë betejë, kjo është një diktaturë ku garantoj se është më e egër se ajo e ’91‑shit. Shpresa e vetme është opozita, ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë si përpjekja e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet. Është faktuar gjithçka, farsa elektorale dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut.

Është thirrur data 22, protestat tona do të diversifikohen me greva urie, me të gjitha format, nëse ne vendosim të përmbushim misionin tonë dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim.

Të gjithë ne duhet ta kemi të qartë, që me këtë regjim, është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë format që rrëzojnë narkodiktaturat dhe diktaturat, angazhimi i sa më shumë të rinjve në këtë betejë, të cilën opozita do ta fitojë, shqiptarët do ta fitojnë”, u shpreh ai. /euronews.al/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.