Berat Luzha ka rrëfyer për njohjen dhe takimet e tij me veprimtarin Kadri Zeka, si dhe për kontaktet me Jusuf Gërvallën, gjatë kohës kur të dy punonin në gazetën “Rilindja”.
Luzha, në Debat Plus të TV Dukagjinit, në kuadër të ciklit “Dosjet”, ka treguar se e kishte njohur Kadri Zekën dhe se ishin takuar disa herë, madje edhe në banesën ku banonte Hydajet Hyseni.
Ai ka shpjeguar se, për shkak të rregullave të konspiracionit, nuk e kishte ditur se Zeka ishte i organizuar.
“Po. Unë e kam njohur, jemi takuar disa herë, bile jemi takuar edhe në banesë ku banonte Hydajeti shumë herë por asnjëherë nuk kam ditë që edhe ai është i organizuar në grup për shkak se rregullat e konspiracionit ishin të tilla që ne nuk dinim për njëri-tjetrin përveç
atyre që ishin celulë”, tha Luzha.
I pyetur për përshtypjen që kishte për Kadri Zekën pas takimeve të para, Luzha ka thënë se kishte dyshuar se ai ishte i organizuar bashkë me Hydajet Hysenin, por nuk kishte pasur siguri për këtë.
“Unë vazhdimisht kam dyshuar se edhe Kadriu ishte i organizuar bashkë me Hydajetin,
por këtë nuk e kisha të sigurt, prandaj asnjëhere nuk kemi mundur të bisedojmë
në atë mënyrë që të dimë për njëri tjetrin. Vazhdimisht kemi biseduar për çështje
tjera, për çështje të ndryshme por jo për lidhje me organizime.”
Luzha ka folur edhe për takimet me Jusuf Gërvallën, me të cilin kishte punuar në “Rilindje”. Ai ka treguar se ishte takuar me të disa herë në redaksi, por edhe gjatë udhëtimeve, megjithatë nuk kishin diskutuar për çështje organizative.
“Jusufin e kam takuar shumë herë në redaksi por nuk jemi ndalë asnëjehre të bisedojmë
vecantë, njëhere në një ambulancë, jemi takuar të qytetit dhe kemi folë pak a shumë, jemi ndalë, kemi bisedu. Njëhere tjetër kemi bisedu gjatë, gjatë udhëtimit prej Pejës në Prishtinë kemi qëlluar që të ulemi në një bankë të autobusit dhe pastaj kemi hapë bisedën por në asnjë mënyrë për cështje organizative”, u shpreh Luzha.
– YouTube www.youtube.com
