Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit për revistën PAPER, ku është shfaqur në një fotosesion shumë më ndryshe nga ajo që publiku është mësuar ta shohë zakonisht.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare vjen me një stil të errët, provokues dhe shumë editorial, duke kombinuar modën, teatrin dhe një atmosferë pothuajse kinematografike.
Në fotografitë e publikuara, Bebe shfaqet me flokë të shkurtër biondë dhe me disa veshje të guximshme, ku dominojnë kontrastet e forta, ndriçimi dramatik dhe skenografitë industriale.
Foto: Diego Bendezu
Në një prej imazheve, ajo shihet e veshur me një fustan të zi elegant, në një korridor të ngushtë me dritë të kuqe, duke krijuar një pamje misterioze dhe shumë të fuqishme.
Në një tjetër fotografi, këngëtarja shfaqet e rrethuar nga kabllo dhe pajisje të vjetra teknologjike, një imazh që duket si koment vizual për presionin, kontrollin dhe kaosin që shpesh e shoqëron jetën publike të artistëve.
Foto: Diego Bendezu
Pra, pak modë, pak dramë, pak “kompjuteri im i vjetër po më gjykon”, por gjithsesi funksionon shumë mirë.
Fotosesioni vazhdon me skena të tjera të forta vizuale, ku Bebe shihet pranë një televizori të vjetër, me imazhin e saj në ekran, si dhe në ambiente të ftohta me mure betoni, dritë blu dhe elemente teatrale.
Foto: Diego Bendezu
Ajo që bie në sy është se ky nuk është një fotosesion klasik glamuri. Është më i errët, më eksperimental dhe më artistik, duke e paraqitur Bebe Rexhën në një version më të guximshëm dhe më të sigurt në vetvete.
Me këtë paraqitje për PAPER, Bebe dëshmon edhe një herë se di të luajë me imazhin e saj publik dhe të sjellë diçka që nuk kalon pa u vënë re. /Telegrafi/
Foto: Diego Bendezu
Foto: Diego Bendezu
Foto: Diego Bendezu
Foto: Diego Bendezu
