Bebe Rexha ndodhet aktualisht në Paris, nga ku ka ndarë me ndjekësit një sërë imazhesh mbresëlënëse, si nga qyteti i njohur për bukurinë e tij, ashtu edhe foto të saj personale.
Artistja duket se po shijon në maksimum qëndrimin në kryeqytetin francez, duke sjellë pamje që reflektojnë atmosferën unike të Parisit.
Foto: Bebe Rexha / Instagram
Gjatë një daljeje, ajo u shfaq mjaft elegante, e veshur me një bluzë korse që i theksonte dekoltenë, e kombinuar me një veshje të sipërme me print që i rrinte bukur pas trupit.
Look-un e plotë e kishte kombinuar me pantallona dhe disa rripa, duke krijuar një stil modern dhe të veçantë.
Foto: Bebe Rexha / Instagram
Nga pozat që ndau në rrjetet sociale, Bebe dukej tejet sharmante dhe plot vetëbesim, duke tërhequr vëmendjen e fansave të saj.