KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BE jep 3.24 milionë euro për gjashtë projekte të reja Kosovë–Maqedoni e Veriut

BE jep 3.24 milionë euro për gjashtë projekte të reja Kosovë–Maqedoni e Veriut

3.24 milionë euro do të ndahen për gjashtë projekte të reja të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë–Maqedoni e Veriut, të financuara nga Bashkimi Evropian përmes Programit IPA III 2021–2027.

Gjashtë projektet e reja të financuara përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Kosovë–Maqedoni e Veriut 2021–2027 tashmë kanë filluar zbatimin, ndërsa në periudhën në vijim presim rezultate konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e komunave dhe komuniteteve në të dyja vendet.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shkruar në facebook se projektet synojnë zhvillimin e komunave dhe komuniteteve në të dyja vendet.

Sipas tij, projektet përfshijnë mbrojtjen e mjedisit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimin e rreziqeve, zhvillimin e turizmit, përfshirjen sociale dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Në Kosovë, aktivitetet do të zhvillohen në Parkun Kombëtar “Sharri” dhe në komunat Ferizaj, Kllokot, Mamushë, Rahovec dhe Ranillug, ndërsa në Maqedoninë e Veriut në Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Mavrovë”, si dhe në disa komuna të tjera.

Krasniqi tha se Ministria do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ndërkufitar dhe projektet që kontribuojnë në zhvillimin e komunave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.