Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka njoftuar se shefja në detyrë, Eva Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve.
Kështu thuhet në postimin e Zyrës së BE-së, pas takimit lamtumirës të Palatovas me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE.
BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!”, thuhet në postim. /Telegrafi/
