KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

BDI: Një javë heshtje pas aktgjykimit, Shasivari duhet të japë dorëheqje

NgaBDI thonë se ka kaluar një javë nga shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim.

“Por, Shasivari foli para aktgjykimit. Me deklaratën e tij skandaloze, ai barazoi viktimën me agresorin dhe kërkoi respektimin e një vendimi që ende nuk ishte shpallur.

Madje, vetë Shasivari premtoi se pas shpalljes së aktgjykimit do të kishte një mesazh të tij për Kosovën dhe qytetarët e saj. Një javë më pas, mesazhi mungon. Mungon edhe përgjegjësia.

Sot, kur aktgjykimi është shpallur, ai hesht.

Kjo heshtje nuk e fshin deklaratën e tij dhe as përgjegjësinë politike që rrjedh prej saj.

Ministri i Drejtësisë nuk mund të heshtë kur duhet të japë llogari.

BDI kërkon përgjegjësi të plotë dhe përsërit kërkesën: Jeton Shasivari duhet të japë dorëheqje”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.