KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: Në dokumentet e publikuara nga VLEN shihet qartë se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët

BDI: Në dokumentet e publikuara nga VLEN shihet qartë se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët

BDI sot akuzon VLEN-in se vetë publikoi dokumente ku shihet se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët.

“Postimi i djeshëm i VLEN-it i cili tentoi të paraqesë si sukses publikimin dygjuhësor të dokumenteve në Gazetën Zyrtare, përfundoi si dëshmi publike e moszbatimit të ligjit nga institucionet që ata vetë i drejtojnë.

Gazeta Zyrtare nuk vepron mbi bazë dëshire politike, as mbi bazë vullneti të momentit. Ajo ka obligim ligjor që shpalljet t’i publikojë në dy gjuhë, sipas rendit juridik në fuqi.

Pra, deputeti i vlen-it, në përpjekje për t’u lavdëruar, në fakt promovoi zbatimin e një ligji që po e kontestojnë çdo ditë.
Edhe më rëndë, me vetë krahasimin që bëri me institucionet tjera, pranoi publikisht se shumë institucione nuk e respektojnë detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe.

Kjo do të thotë se problemi nuk është interpretimi i ligjit. Problemi është moszbatimi i ligjit. Qeveria dhe Presidentja nuk mund të fshihen pas propagandës së deputetëve të tyre.

Kur synimi është mashtrimi i opinionit, e vërteta del vetë në sipërfaqe.

VLEN e pranoi atë që qytetarët e shohin çdo ditë: shqipja po largohet nga institucionet përmes moszbatimit sistematik të ligjit”, akuzojnë sot nga BDI./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.