KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: Banesat sociale që u dhuruan në Dibër, janë projekt i qeverisë së kaluar

BDI: Banesat sociale që u dhuruan në Dibër, janë projekt i qeverisë së kaluar

Qeveria dje u shfaq në Dibër për të shpërndarë çelësat e banesave sociale. Kamera, deklarata, fotografi dhe shumë vetëlavdërim.Vetëm një gjë nuk ua thanë qytetarëve: banesat nuk janë projekt i kësaj Qeverie ‘’, thuhet në kumetsën e BDI-së për media.

Kjo parti shpjegon faktin se projekti është përgatutur dhe financuar nga Qeveria e kaluar, dhe se kjo sipas BDI-së tregon mënyrën e qeverisjes së tanishme për më shumë se dy vite

Projekti është përgatitur, financuar dhe nisur nga Qeveria e kaluar. Këta erdhën në fund, kur gjithçka ishte gati, për të shpërndarë çelësat dhe për t’u fotografuar. Kjo është mënyra e tyre e qeverisjes gjatë këtyre dy viteve.

Të tjerët i mendojnë projektet i sigurojnë mjetet i fillojnë punimet. Këta vijnë për fotografi’’, thotë BDI duke parashtruar njëkohësisht një pyetje të thjeshte VLEN-in:

Cili është projekti që vetë e keni menduar, financuar, nisur dhe përfunduar gjatë këtyre dy viteve?

Por jo projekt të trashëguar prej qeverisë së kaluar apo projekt ku keni ardhur vetëm për të prerë shiritin ose për të shpërndarë çelësat.BDI uron familjarët në Dibër që ti gëzojnë banesat por për VLEN-in thotë që të tregojnë një projekt të vetëmLe ta tregojnë një të vetëm. Familjeve në Dibër ua urojmë banesat.Por qytetarëve duhet t’u thuhet e vërteta: Qeveria dje nuk promovoi punën e saj. Promovoi edhe një projekt të përfunduar nga të tjerët.Dy vjet pushtet. Shumë fotografi. Asnjë projekt i tyre”, thonë nga BDI

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.