KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

BDI: 1,000 euro në muaj për aktivist nga jashtë Çairit, ndërsa edukatoret pa 100 euro për gjashtë muaj

BDI: 1,000 euro në muaj për aktivist nga jashtë Çairit, ndërsa edukatoret pa 100 euro për gjashtë muaj

BDI në një njoftim për media ka reaguar në lidhje me pagesën që ish-kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani e merr nga Komuna e Çairit. Nga BDI thonë se Ramadani as as nuk jeton në Çair, as nuk është taksapagues i Çairit, as nuk ka lidhje me nevojat reale të qytetarëve të Çairit.

“Megjithatë, nga buxheti i qytetarëve të Çairit paguhet rregullisht një aktivist partiak, ndërsa edukatoret dhe mësimdhënëset në çerdhet e Çairit kanë mbetur gjashtë muaj pa pagesën prej vetëm 100 eurosh dhe po largohen një nga një nga vendet e punës. Ky është realiteti që e ka krijuar Izet Mexhiti. Para për partiakët ka. Për edukatoret që kujdesen për fëmijët e Çairit nuk ka”.

“Kjo është keqpërdorim moral, politik dhe institucional i komunës. Izet Mexhiti ka humbur çdo kredibilitet për të folur për përgjegjësi, zhvillim dhe kujdes ndaj qytetarëve. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Izet Mexhitit. Nuk do të ndalemi deri në momentin që ai largohet dhe Çairit t’i kthehet dinjiteti institucional”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.