Bayern Munich nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Michael Olises, pavarësisht interesimit të Real Madridit.
Drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman, Jan-Christian Dreesen, ka konfirmuar se synimi është ta mbajë francezin për një kohë sa më të gjatë dhe se në të ardhmen e afërt pritet të nisin bisedimet për përmirësimin e kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2029.
Dreesen beson se Olise mund ta fitojë Topin e Artë edhe duke luajtur në Bundesligë, duke theksuar se Bayerni i ofron kushtet e duhura për të shkëlqyer.
Vendosmëria e klubit bavarez mbështetet edhe te paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit këtë sezon: 12 gola dhe 7 asistime në 12 ndeshje zyrtare, me gjithsej 981 minuta në fushë./Klankosova.tv

