Bayern Munich ka shënuar një fitore spektakolare me rezultat 7-0 ndaj Union Berlinit, në kuadër të javës së katërt të Bundesligës.
Bavarezët e nisën furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 18-të. Alphonso Davies asistoi për Jamal Musialan, i cili realizoi për 1-0 me një goditje nga jashtë zonës.
Luis Diaz shënoi në minutën e 30-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Bayern e dyfishoi epërsinë në minutën e 39-të, kur Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0.
Vetëm katër minuta më vonë, Michael Olise realizoi një gol të bukur nga distanca për 3-0.
Në pjesën e dytë, Bayern vazhdoi dominimin dhe në minutën e 54-t Kane shënoi edhe golin e tij të dytë, këtë herë me kokë pas asistimit të Olises, për 4-0.
Në minutën e 70-të, Ismael Saibari shënoi për 5-0 pas një aksioni të bukur me Davies.
Vetëm tri minuta më vonë, Olise doli i vetëm përballë portierit dhe e ngriti rezultatin në 6-0.
Në minutën e 76-të erdhi edhe goli i shtatë. Olise pranoi një pasim nga Tom Bischof dhe me një goditje të bukur e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës për 7-0.
Në fund, Bayern regjistroi një nga fitoret më bindëse të sezonit dhe me këtë triumph shkon në kuotën e 10 pikëve pas katër xhirove të para./Telegrafi/