Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të portierit gjerman, Bernd Leno, i cili raportohet se është ndër emrat më të vlerësuar në listën e dëshirave të gjigantit bavarez.
Sipas mediumit gjerman “Sky Sport DE”, 34-vjeçari do ta mirëpriste një transferim te Bayern Munich dhe e konsideron shumë interesante rolin që mund t'i ofrohet në skuadër. Një lëvizje e tillë do të kishte edhe një dimension personal për Lenon, pasi do ta afronte me vendlindjen e tij, Stuttgartin.
Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Fulham ka në dispozicion një opsion për zgjatjen e kontratës së portierit deri në vitin 2028, çka do të thotë se Bayern do të duhej të paguante një shumë transferimi. Gjithashtu, paga e lartë e Lenos përbën një tjetër faktor që mund të ndikojë në realizimin e marrëveshjes.
Për momentin, interesimi i Bayernit mbetet në fazën e shqyrtimit të opsioneve, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi gjerman do të ndërmarrë hapa konkretë për ta afruar portierin e Fulhamit./Klankosova.tv

