Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Skenderaj, ku gjatë një bastisjeje janë sekuestruar armë dhe municion në shtëpinë e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit hetimet kanë nisur pasi i dyshuari ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore, autoritetet kanë arritur ta identifikojnë dhe lokalizojnë atë.
Më 14 prill 2026, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, është realizuar bastisja në banesën e tij, ku janë gjetur dhe konfiskuar pesë armë, përfshirë tri pistoleta dhe dy armë të gjata, si dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari është intervistuar nga policia për posedim të paautorizuar të armëve dhe për posedim të armëve me leje të skaduar. Me urdhër të prokurorit, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/