KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Basha takon përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane, diskutohen projektet infrastrukturore

Basha takon përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane, diskutohen projektet infrastrukturore

Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të shteteve partnereve, Ministri I Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha priti në takim Daniel Alker, Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, i shoqëruar nga Islami, përfaqësues i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Sipas një njfotimi thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për ecurinë e investimeve që janë në implementim e sipër, me fokus të veçantë në projektet infrastrukturore që po zhvillohen me mbështetjen e partnerëve gjermanë, ndërkaq në vijim të bisedës i njoftova me prioritetet dhe planet tona në fushën e infrastrukturës, të cilat synojnë modernizim, rritje të sigurisë dhe zgjerimin e lidhjeve brenda vendit si dhe me rajonin e Evropës Juglindore.

Bashkëpunimi me institucionet gjermane dhe me shtetin gjerman në përgjithësi është aset i çmuar për vendin tonë në kuadër të lidhjes së veçantë mes nesh, për çfarë jemi të lumtur dhe të interesuar ta ruajmë e ta kultivojmë me kujdes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.