KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Basha: Nisën punimet në rrugën Rakosh–Cërkolez, investim mbi 1.7 milionë euro

Basha: Nisën punimet në rrugën Rakosh–Cërkolez, investim mbi 1.7 milionë euro

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha ka njoftuar se operatori ekonomik ka nisur punimet në rrugën Rakosh–Cërkolez (R221), pas vizitës së fundit në këtë segment rrugor.

Sipas Bashës, projekti përfshin rehabilitimin e 9.9 kilometrave rrugë, me një vlerë investimi prej 1,732,359 eurosh.

Ai ka bërë të ditur se punimet do të përcillen nga afër, me qëllim që problemet eventuale gjatë realizimit të projektit të adresohen shpejt dhe që investimi të përfundojë brenda afatit të paraparë.

“Po vazhdojmë t’i përcjellim nga afër punimet, me synimin që t’i adresojmë shpejt problemet që na paraqiten, në mënyrë që projektet të përfundojnë me kohë”, ka shkruar Basha.

Rehabilitimi i rrugës Rakosh–Cërkolez pritet të përmirësojë lidhjen rrugore dhe sigurinë në qarkullim për banorët dhe përdoruesit e këtij aksi. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.