KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Basha: 569 mijë euro për rrugën Ranatoc–Kokaj në Gjilan

Basha: 569 mijë euro për rrugën Ranatoc–Kokaj në Gjilan

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit po realizohet projekti për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Ranatoc–Kokaj.

Sipas Bashës, investimi kap vlerën e 569 mijë eurove dhe financohet nga Qeveria Kurti.

Rruga ka gjatësi prej 3.26 kilometrash dhe gjerësi 5.5 metra. Projekti përfshin asfaltimin në dy shtresa, me trashësi të përgjithshme prej 11 centimetra, si dhe ndërtimin e konstruksionit të rrugës.

Po ashtu, parashihet ndërtimi i sistemit për largimin e ujërave, mureve mbrojtëse, bankinave dhe kanaleve për ujërat atmosferike.

Basha ka falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunimin, duke theksuar se Ministria e Infrastrukturës po vazhdon investimet në komuna të ndryshme të Kosovës.

Sipas tij, këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës, lidhjen e vendbanimeve dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.