KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona rikthen fanellën portokalli për sfidën ndaj PSG-së

Barcelona rikthen fanellën portokalli për sfidën ndaj PSG-së

Barcelona do të paraqitet me fanellën portokalli të sezonit të kaluar në ndeshjen e sontme ndaj Paris Saint-Germainit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave spanjolle, UEFA dhe përgjegjësit e transmetimit televiziv kanë kërkuar nga klubi katalunas që të mos përdorë asnjërën prej tri fanellave të sezonit aktual, për shkak të ngjashmërisë së ngjyrave me uniformën e PSG-së, transmeton Klankosova.tv.

Fanella tradicionale kuqeblu, ajo e dytë me ngjyrat e zeza dhe vjollcë, si dhe fanella e tretë në nuancat e kaltërta, janë konsideruar të papërshtatshme për këtë përballje.

Për këtë arsye, skuadra e Hansi Flickut do të rikthejë fanellën e tretë portokalli të sezonit 2025/26, e cila ishte pjesë e koleksionit të kaluar të klubit.

Kjo fanellë u përdor edhe gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale ndaj Baselit, ku Barcelona fitoi me rezultat 5-2.

Tashmë, katalunasit do ta veshin atë edhe në një përballje zyrtare me rëndësi të madhe, në udhëtim te kampioni i Evropës, PSG-ja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.