KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona përgatit goditjen e madhe në janar, Flick kërkon me çdo kusht yllin e Bundesligës

Barcelona përgatit goditjen e madhe në janar, Flick kërkon me çdo kusht yllin e Bundesligës

Barcelona ka rikthyer interesimin për transferimin e mbrojtësit francez Castello Lukeba, i cili konsiderohet një nga objektivat e trajnerit Hansi Flick për afatin kalimtar të janarit.

Klubi katalunas synon të përforcojë repartin defensiv pas problemeve të shumta me lëndimet e Eric Garcias, Jules Koundes dhe së fundmi Xavi Espart, si dhe pas humbjeve ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës kanë nisur bisedimet paraprake për transferimin e 23-vjeçarit, ndërsa operacioni mund të kushtojë nga 30 deri në 40 milionë euro.

Lukeba është një nga lojtarët që pëlqehet nga Flick, kryesisht për shkak të aftësisë për të luajtur me këmbën e majtë, shpejtësisë dhe cilësisë në ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja.

Këto karakteristika përshtaten me filozofinë e trajnerit gjerman, i cili preferon një vijë të avancuar mbrojtëse dhe futbollistë që janë të aftë të organizojnë lojën nga prapavija.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi francezi ka kontratë me RB Leipzigun deri më 30 qershor 2029, ndërsa klubi gjerman kërkon mbi 30 milionë euro për të nisur negociatat.

Realizimi i marrëveshjes do të varet edhe nga situata financiare e Barcelonës, e cila mund të sigurojë të ardhura përmes largimit të disa mbrojtësve, si dhe nga një transferim i mundshëm i Ez Abdes.

Katalunasit zotërojnë 20 për qind të fitimit nga një shitje e ardhshme e marokenit, i cili aktualisht luan te Real Betisi dhe raportohet se është në radarët e PSG-së si zëvendësues i mundshëm i të lënduarit Khvicha Kvaratskhelia.

Një transferim eventual i Abdes në Paris mund t’i siguronte Barcelonës një pjesë të fondeve të nevojshme për afrimin e Lukebas.

Ndërkohë, përfaqësuesit e klubit katalunas pritet ta ndjekin nga afër mbrojtësin francez gjatë ndeshjeve të Leipzigut në muajt nëntor dhe dhjetor.

Nëse Barcelona arrin të sigurojë të ardhurat e nevojshme dhe të realizojë largime në mbrojtje, përfshirë një transferim të mundshëm të Alejandro Baldes, drejtuesit mund të konkretizojnë interesimin për Lukeban gjatë janarit.

Përforcimi i mbrojtjes mbetet një nga prioritetet e Flick, i cili synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese në garën për triumfin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.