Barcelona ka shkuar në pushim me epërsi minimale 1:0 ndaj Aston Villës, në përballjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm të pjesës së parë e realizoi Lamine Yamal në minutën e shtatë, duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e mysafirëve dhe duke mposhtur portierin nga afërsia.
Aston Villa reagoi dhe në minutën e 32-të ishte pranë barazimit, por goditja e Johan Manzambit u ndal nga një pritje e shkëlqyer e portierit Joan Garcia.
Pjesa e parë u karakterizua edhe nga loja e ashpër, me katër kartonë të verdhë të ndarë nga gjyqtari Davide Massa, tre për Aston Villën dhe një për Barcelonën.
Kështu, katalunasit e ruajnë epërsinë pas 45 minutave, por skuadra angleze ka treguar se mbetet e rrezikshme në kërkim të barazimit.
Burimi: lajmi.net ↗

