KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona lë anash telashet ekonomike, synon seriozisht transferimin e Haalandin

Barcelona lë anash telashet ekonomike, synon seriozisht transferimin e Haalandin

Barcelona është seriozisht e interesuar për Erling Haalandin dhe mund ta shqyrtojë transferimin e tij verën e ardhshme, nëse krijohen rrethanat e duhura, raporton Jose Alvarez i “El Chiringuito TV”, pasi klubi dështoi verën e kaluar të sjellë Julian Alvarezin.

Sipas Alvarezit, tre faktorë kyç lidhen me këtë interesim: dëshira e Haalandit për të luajtur në Spanjë (pas vizitave të mëparshme në Madrid dhe Barcelonë), marrëdhënia e ngushtë mes agjentes Rafaela Pimenta dhe presidentit Joan Laporta, si dhe situata aktuale te Manchester City, mes rezultateve dhe pasigurisë rreth çështjes financiare të apeluar nga klubi pas vendimit të shtatorit, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Haaland ka kontratë me Cityn deri në vitin 2034 (të nënshkruar në vitin 2024) dhe së fundmi ka deklaruar se është i përkushtuar te klubi anglez dhe trofetë e fituar që nga viti 2022.

Për çdo tentativë të mundshme, Barcelonës do t’i duhej një plan i qëndrueshëm financiar dhe ndryshim i rrethanave të lojtarit. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.