Eksperti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, ka hedhur poshtë zërat e ditëve të fundit që lidhnin Vinicius Jr me një kalim të mundshëm te Paris Saint-Germain.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romano bëri të ditur se nuk ka asgjë konkrete mes sulmuesit brazilian dhe klubit francez, pavarësisht spekulimeve të qarkulluara së fundmi, transmeton IndeksOnline.
❌🇧🇷 Vinicius Jr and PSG, there’s nothing despite links in the recent days.
Vini Jr is fully focused on Real Madrid. ⚪️ @DAZNFutbol https://t.co/bl4xcM42Lr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 27, 2026
Sipas tij, Vinicius Jr mbetet plotësisht i fokusuar te Real Madridi, ku vazhdon angazhimin e tij me skuadrën madrilene. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

