KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona dhe Bayerni vihen pas yllit të Zvicrës

Barcelona dhe Bayerni vihen pas yllit të Zvicrës

Barcelona dhe Bayern Munichu kanë nisur ta përcjellin nga afër mesfushorin e ri Johan Manzambi, i cili po spikat me paraqitjet e tij te Aston Villa, raporton mediumi spanjoll “Marca”.

Reprezentuesi i Zvicrës ka tërhequr vëmendjen e skautëve të disa prej klubeve më të mëdha evropiane, të cilët e shohin si një futbollist me potencial të madh dhe një yll të mundshëm të së ardhmes.

Gazetari Graeme Bailey, në një deklaratë për “TEAMtalk”, bëri të ditur se disa klube të njohura kanë nisur ta vlerësojnë zhvillimin e mesfushorit dhe perspektivën e tij afatgjatë.

“E dimë se skautët e disa prej klubeve më të mëdha evropiane janë impresionuar nga paraqitjet e Manzambit, me disa prej tyre që e konsiderojnë një superyll të së ardhmes. Klubet e interesuara tashmë kanë nisur të vlerësojnë zhvillimin e tij dhe perspektivën afatgjatë”, deklaroi Bailey.

I lindur në Gjenevë në vitin 2005, Manzambi është reprezentues i Zvicrës dhe dallohet për shkathtësinë, aftësinë për të depërtuar me top, për t’u futur në zonën kundërshtare dhe për të krijuar raste shënimi.

Bayern Munichu e kishte ndjekur zhvillimin e tij që gjatë kohës kur luante te Freiburgu, ku regjistroi shtatë gola dhe nëntë asistime në 47 paraqitje.

Pas transferimit te Aston Villa për 60 milionë euro, mesfushori ka vazhduar të lërë gjurmë me paraqitjet e tij. Sipas raportimit, ai ka kontribuar me gol ose asistim në çdo ndeshje nën drejtimin e trajnerit Unai Emery.

Manzambi ka spikatur edhe në arenën ndërkombëtare, ku gjatë Kupës së Botës realizoi tre gola dhe dhuroi dy asistime në katër ndeshje. Megjithatë, një lëndim e detyroi të mungonte në fazën e 1/8 së finales dhe në çerekfinale.

Interesimi nga Barcelona dhe Bayern Munichu pritet ta vendosë mesfushorin në qendër të vëmendjes gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, ndërsa dy gjigantët evropianë do të vazhdojnë ta përcjellin zhvillimin e tij.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.