Autoritetet në një qytet të Ohajos u kërkojnë banorëve vendas dhe vizitorëve të qëndrojnë larg një dashi potencialisht të rrezikshëm, i cili është parë duke endur i lirë.
Bashkia e Trotwood-it njoftoi se autoritetet “janë në dijeni për një dash që endet i lirë dhe që është parë duke lëvizur nëpër zona të ndryshme të komunitetit gjatë ditëve të fundit”.
Bashkia paralajmëroi këdo që e sheh kafshën të mbajë një distancë të sigurt dhe të mos përpiqet ta kapë, ta rrethojë, ta ushqejë, ta përkëdhelë apo ta prekë atë.
“Edhe pse kafsha mund të duket e qetë ose jo kërcënuese, deshët janë kafshë të fuqishme blegtorale që mund të bëhen të paparashikueshme, veçanërisht kur tremben, kapen në befasi, rrethohen ose kur dikush u afrohet”, thuhet në njoftim.
Autoritetet nuk e dinë se nga ka ardhur dashi dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e pronarit të tij.
Mbajtja e deshve dhe e kafshëve të tjera blegtorale nuk lejohet në qytetin e Trotwood-it, përveç rasteve kur ato ndodhen në një zonë bujqësore të caktuar. /Telegrafi/