Banorët e rrugës “Gazmend Zajmi”, në Gjilan, thonë se prej afro 20 vjetësh po përballen me mungesë të asfaltit dhe kanalizimit, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga qeveritë komunale.
Njëri nga banorët tha për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, se së fundmi u është premtuar se rruga do të rregullohet gjatë këtij viti, por ende nuk kanë një afat të saktë për realizimin e punimeve.
“Gati çdo katër vjet na kanë dhënë premtime, por deri më sot kemi mbetur në këtë gjendje”, ka deklaruar banori.
Ndërkohë, ekipi i emisionit ka bërë të ditur se do të kërkojë përgjigje nga Komuna e Gjilanit lidhur me realizimin e projektit.
Burimi: klankosova.tv ↗

