KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Banorët e Hoçës së Qytetit të Prizrenit nuk presin komunën, pastrojnë vetë fshatin

Banorët e Hoçës së Qytetit të Prizrenit nuk presin komunën, pastrojnë vetë fshatin

Banorët e fshatit Hoçë e Qytetit në komunën e Prizrenit kanë organizuar një aksion vullnetar për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike të fshatit.

Sipas banorëve, këto aksione janë tashmë një traditë pasi ata vazhdimisht angazhohen së bashku për ta mbajtur fshatin të pastër, pa pritur ndërhyrjen e institucioneve komunale.

Përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, qytetarët kanë bërë të ditur se aksioni u realizua falë përkushtimit të vullnetarëve të fshatit, të cilët kontribuojnë me kohën dhe punën e tyre për një mjedis më të pastër dhe më të mirë për të gjithë.

“Kur ka vullnet, ka edhe ndryshim”, thuhet në mesazhin e banorëve, të cilët theksojnë se kujdesi për fshatin është përgjegjësi e përbashkët.

Me moton “Bashkë e bëjmë Hoçën më të bukur”, banorët u kanë bërë thirrje edhe të tjerëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke vazhduar traditën e aksioneve vullnetare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.