KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ballkani – Prishtina, super-derbi i sotëm i Superligës

Ballkani – Prishtina, super-derbi i sotëm i Superligës

Ballkani dhe Prishtina do të përballen sot në derbin e xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Bardhekaltrit janë i vetmi ekip që nuk kanë pësuar ende humbje në këtë sezon dhe do të mundohen ta ruajnë pamposhtmërinë edhe në Stadiumin e Qytetit në Therandë.

Me dy ndeshje më pak të luajtura, ekipi i Orges Shehit gjendet në vendin e dytë me tri pikë më pak se liderja, Malisheva.

Përkundër raportimeve të fundit se futbollistët nuk janë paguar në dy muajt e fundit, kryeqytetasit duan të nxjerrin rezultat pozitiv në Suharekë.

Nga ana tjetër, ekipi Portokalli është i vendosur t’i mbajë pikët në shtëpi dhe t’ia shkaktojë humbjen e parë klubit më të madh në Kosovë.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës do të luhet sot duke filluar nga ora 14:00.

Ndërkohë, sot do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër e kësaj xhiroje mes Dukagjinit dhe Drenicës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.