Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore

    June 24, 2026

    Pas polemikave dhe kërcënimit me ankesë në FIFA, SHBA ndryshon vendimin për Iranin

    June 24, 2026

    Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore
    • Pas polemikave dhe kërcënimit me ankesë në FIFA, SHBA ndryshon vendimin për Iranin
    • Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë
    • Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote
    • Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L
    • Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin
    • Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme
    • How long will this heat wave last?
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Balla: Nesër rezolutë kundër Iranit,  kush mungon – s’ia do të mirën Shqipërisë

    Balla: Nesër rezolutë kundër Iranit,  kush mungon – s’ia do të mirën Shqipërisë

    korrektpressBy korrektpressMarch 16, 2026 Bashkimi europian 3 Mins Read
    Balla: Nesër rezolutë kundër Iranit,  kush mungon - s’ia do të mirën Shqipërisë
    Balla: Nesër rezolutë kundër Iranit,  kush mungon - s’ia do të mirën Shqipërisë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Balla shton se Shqipëria edhe në këtë iniciativë qëndron fort përkrah aleatëve të saj strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Partia Demokratike vendosi sot në 16 mars, që mos të marrë pjesë në seancën parlamentare që do të zhvillohet ditën e nesërme, teksa nga opozita kanë thënë se seanca e 17 marsit është e paligjshme dhe se është thirrur në kundërshtim të hapur me Rregulloren.

    Në lidhje me këtë vendim të grupit të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ky i fundit shprehet se nesër në parlament pritet të kalojë projekt/rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që sponsorizon terrorizmin. Ai shton se Shqipëria edhe në këtë iniciativë qëndron fort përkrah aleatëve të saj strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Balla i bën thirrje grupit parlamentar të PD-së që të reflektojë për vendimin e marrë, teksa deklaron se kush e ka urdhëruar nesër bojkotimin e seancës nuk ia do të mirën as opozitës së vendit e as Shqipërisë.

    “Keqardhje për njoftimin se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit të Shqipërisë, me pretekstin se në këtë seancë është propozuar nga ne një projekt-rezolutë për “Për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste”. Sipas tyre nevoja e menjëhershme e një qëndrimi të Shqipërisë përkrah SHBA ndaj veprimeve terroriste të Iranit, qenka një agjendë personale. Seriozisht e mendoni këtë, apo ta kuptojmë si një lapsus?! Sonte mund t’ju them se sqarimet se pse kjo Rezolutë është urgjente do t’i japim nesër në Konferencën e Kryetarëve dhe urojmë që deri nesër keni ende kohë të reflektoni.

    Gjithashtu qenka thënë se seanca është thirrur në kundërshim me Rregulloren. Gënjeshtër! Seanca e nesërme, ditën e Martë 17 Mars 2026, është propozuar në Konferencën e Kryetarëve të datës 18 Shkurt 2026 dhe miratuar me vendim të Seancës Plenare, pra një muaj më parë (referojuni proces-verbalit të Mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, të cilat janë publike). Kush ju ka urdhëruar të bojkotoni nesër seancën, nuk jua dashka të mirën ju dhe Shqipërisë”, shkruan Balla.

    Gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike, përmes kreut të Grupit Parlamentar të saj, Gazment Bardhi tha se seanca e 17 marsit është e paligjshme, ndërsa vuri theksin tek protesta opozitare e 22 marsit.

    “Kjo nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit dhe të Kryetarit të Kuvendit, pa asnjë rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht, si dhe në shkelje të procedurave minimale që garanton Rregullorja e Kuvendit.

    Një parlament pa rend dite, pa debat dhe pa të drejtë fjale për opozitën nuk është më parlament, por një dekor për propagandën e qeverisë. Një dyqan personal që nuk i shërben interesit publik.

    Në vend që Parlamenti të merret me problemet reale të qytetarëve dhe të ushtrojë kontroll mbi qeverinë, ai është kthyer në një instrument antidemokratik në shërbim të Kryeministrit, duke penguar drejtësinë në hetimin e korrupsionit dhe duke u shndërruar në një pengesë serioze për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Për këtë arsye, opozita refuzon të bëhet pjesë e kësaj fasade parlamentare nesër dhe zgjedh të jetë aty ku duhet të jetë çdo opozitë e përgjegjshme: pranë qytetarëve.

    Prioriteti ynë këtë javë mbetet takimi me qytetarët në të gjithë vendin dhe mobilizimi për protestën e 22 marsit.

    Sepse problemi real i Shqipërisë sot është një qeveri që është kthyer në rrezik kombëtar. Prandaj opozita është e vendosur të qëndrojë me qytetarët dhe të udhëheqë betejën për ndryshim, luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, si dhe një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve”, shkroi Bardhi në Facebook.

    TË TJERA

    Berisha jashtë Kuvendit: Nuk kam qenë kurrë non-grata, ka patur një sanksion për vizën

    “Unë erdha, u krye”, Berisha konfirmon heqjen e “non gratës” nga SHBA

    Kuvendi Kombëtar, PD prezanton “rivalin” e Diellës, Skënderbeun

    Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD, demokratët drejt kutive të votimit

    Politologu shqiptar: Shqipëria nuk pranohet kurrë në BE nëse nuk merret vendim për Kosovën

    “Largohu nga politika, të hiqet non grata” – zbulohet oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët

    “S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët…”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

    LEXO GJITHASHTU

    Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore

    June 24, 2026

    Pas polemikave dhe kërcënimit me ankesë në FIFA, SHBA ndryshon vendimin për Iranin

    June 24, 2026

    Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë

    June 24, 2026

    Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote

    June 23, 2026
    TË TJERA

    Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L

    June 23, 2026

    Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin

    June 23, 2026

    Si ta bëni prekjen intime më të këndshme: Këshillat që ekspertët i konsiderojnë më të rëndësishme

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.