KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV

Bajrami: Kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i shtetit ‘kaloi’ filtrin në VV

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Qeveria është e obliguar që Projektligjin për Buxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

Bajrami thotë se Kurti ka vendosur që ta shkelë afatin me mburrje.

Madje, ajo thotë se ndonëse ligji e përcakton rendin e institucioneve, për kryeministrin, partia e përcakton rendin, transmeton Klankosova.tv

“Sot është 31 tetori, por Projektligji për Buxhetin e vitit 2027 ende nuk është miratuar në Qeveri. Kryeministri Kurti paska paralajmëru në Këshillin e Përgjithshëm të partisë së tij se buxhetin do ta miratojë të hënën, më 2 nëntor. Vitin e kaluar, pikërisht më 31 tetor, Kurti mburrej se po e miratonte buxhetin brenda afatit ligjor.

Sivjet, paska vendosë me mburrje me e shkelë edhe këtë afat. Por, meqë tashmë veç kemi rrëshqitur në parti-shtet, buxheti i Republikës fillimisht ''kaloj'' filtrin e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, pastaj do të miratohet në Qeveri dhe pas çdo afati ligjor do t'i dërgohet Kuvendit. Ligji e përcakton rendin e institucioneve, por për Albin Kurtin partia s'pyet për ligj e afate ligjore, partia e përcakton rendin e gjerave” – tha ajo.

Ajo tha se qytetarëve nuk u duhen miliarda në konferenca por rezultate.

“Një gjë është me i nda 1 miliard euro në letër, e krejt tjetër me i shndërru ato në rrugë, shkolla, spitale e projekte të përfunduara. Qytetarëve nuk u duhen miliarda në konferenca e mbledhje partiake. U duhen rezultate! Qytetarëve u duhet siguri fizike e juridike, respektim i ligjit nga krerët e shtetit, sepse nëse Qeveria nuk i respekton ligjet dhe afatet ligjore, qysh ka me kërku këtë prej vartësve të vet? Buxheti është i shtetit/qytetarëve, jo i partisë. Ligji dhe afatet ligjore vlejnë dhe duhet të respektohen edhe nga qeveritarët” – theksoi Bajrami.

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.