KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Milan 3-1 Inter, notat e lojtarëve

Milan 3-1 Inter, notat e lojtarëve

Milani ka fituar derbin e qytetit ndaj Interit me rezultat 3-1, në një përballje spektakolare të vlefshme për javën e 10-të të Serie A, duke marrë tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Golat për ‘Rossonerët’ i realizuan Christian Pulisic, Adrien Rabiot dhe Diego Moreira, ndërsa golin e vetëm për Interin e realizoi Alessandro Bastoni.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Diego Moreira, i cili u vlerësua me notën 8.7 falë eurogolit si dhe dy asistimeve të tjera për bashkëlojtarët.

Me nota të larta te Milani u vlerësuan gjithashtu edhe Mike Maignan me 8.1 si dhe Christian Pulisic me 7.8

Në anën tjetër te Interi lojtarët më të dalluar ishin Manuel Akanji (7.6), Carlos Augusto (7.5) dhe Petar Sucic (7.3).

Dy lojtarët me notën më të ulët në këtë ndeshje ishin dyshja Josep Martinez dhe Nicolo Barella me 5.8.

Notat e lojtarëve tjerë:

/Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.