KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Azerbajxhani furnizon me gaz Gjermaninë

Azerbajxhani furnizon me gaz Gjermaninë

Azerbajxhani zgjeron eksportet energjetike drejt Evropës.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka bërë të ditur se vendi i tij ka nisur këtë vit eksportin e gazit natyror drejt Gjermanisë, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik me Evropën.

Aliyev tha se gazi natyror i Azerbajxhanit aktualisht furnizon dhjetë vende evropiane, përfshirë dhjetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kjo është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Evropës”, deklaroi presidenti azerbajxhanas.

Ai theksoi se Azerbajxhani vazhdon gjithashtu të eksportojë naftë bruto në Gjermani, ndërsa në të ardhmen synon të zgjerojë bashkëpunimin përmes eksportit të energjisë së gjelbër në tregun evropian.

Sipas Aliyevit, bashkëpunimi energjetik mes Azerbajxhanit dhe vendeve evropiane do të zgjerohet më tej, me fokus në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe forcimin e sigurisë energjetike të kontinentit.

Ndryshe, Gjermania në të kaluarën është furnizuar me gaz nga shteti rus. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.