KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Avokatët për rikthimin e Ligjit për Specialen: Më mirë të korrigjohet sesa të rrëzohet në Kushtetuese

Avokatët për rikthimin e Ligjit për Specialen: Më mirë të korrigjohet sesa të rrëzohet në Kushtetuese

kthimin e Ligjit për Specialen: Më mirë të korrigjohet sesa të rrëzohet në Kushtetuese

Avokatët Adrian Ibrahimi dhe Valdet Hoxha kanë komentuar rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se është e rëndësishme që projektligji të shqyrtohet me kujdes për të shmangur probleme të mundshme kushtetuese dhe juridike.

Duke folur në emisionin “FIVE”, avokati Adrian Ibrahimi tha se në vendimin e Presidentes nuk kishte parë një renditje të qartë të gjetjeve apo vërejtjeve ndaj dispozitave konkrete të ligjit.

Megjithatë, sipas tij, diskutimet lidhen me mundësinë e kufizimit të juridiksionit të Gjykatës Speciale, lartësinë maksimale të dënimeve që mund të shqiptojë kjo gjykatë dhe efektin e mundshëm retroaktiv të ligjit ndaj vendimeve të shqiptuara tashmë.

“Por, ideja që po diskutohet është për në njërën formë apo tjetër e kufizojnë juridiksionin e Gjykatës Speciale ose të dispozitave që ndërlidhen me lartësinë maksimale të dënimit të mundshëm që mund të shqiptojë kjo Gjykatë dhe eventualisht është e diskutueshme edhe çështja e efektit retroaktiv të këtij ligji ndaj vendimit që tashmë e ka shqiptuar Gjykata Speciale”, u shpreh Ibrahimi.

Ai sqaroi gjithashtu se projektligji nuk kthehet në pikën zero, por vazhdon nga faza ku ka mbetur, me materialin që ishte votuar në lexim të dytë.

“Projektligji vazhdon aty ku ka mbet, konsiderohet si lexim i tretë, pra nuk kthehet në pikën zero, por duhet të votohet rishtazi dhe duhet të kthehet edhe njëherë në Kuvend për t’iu nënshtruar edhe njëherë procesit të vendimit, por vazhdohet me materialin që është aktualisht – i njëjti që është votuar në lexim të dytë”, tha Ibrahimi.

Ndërkaq, avokati Valdet Hoxha vlerësoi se procesi fillestar i hartimit të ligjit mund të jetë karakterizuar nga ngutia dhe presioni politik, duke paralajmëruar se kjo mund të ketë ndikuar në përfshirjen e dispozitave që bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare ose me bazën ligjore të krijimit të Dhomave të Specializuara.

“Shija e keqe juridike është që varianti i parë është bërë me nguti, ajo euforia e pritjes së një aktgjykimi lirues ka krijuar një lloj dehje politike që nuk ka menduar kërkush që ta bëjë mbrojtjen në këtë mënyrë, siç po pretendohet tash”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, presioni i protestave dhe ngutia për miratimin e ligjit mund të kenë bërë që të mos vlerësohen siç duhet disa dispozita.

Ai tha se rikthimi i ligjit nuk përbën domosdoshmërisht dëm, pasi është më e rëndësishme që të sigurohet një ligj që përmbush qëllimin e synuar dhe që nuk rrezikon të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Vlerësoj që nuk bëhet ndonjë dëm i madh që është kthyer ligji, sepse më mirë t’i humbin 30, eventualisht 60 ditë që të kemi një ligj që arrin qëllimin që pretendohet, sesa me kryeneçësi të vazhdojnë dhe të rezultojë me rrezikimin e rrëzimit në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Hoxha.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.