KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AUV-i asgjëson mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi pas konstatimit të mykut

AUV-i asgjëson mbi 21 mijë kilogramë produkte mishi pas konstatimit të mykut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka bërë të ditur se ka asgjësuar 21 mijë e 226 kilogramë produkte të mishit, të tërhequra nga tregu nga operatori ekonomik ELKOS SH.P.K.

Sipas njoftimit të AUV-së, asgjësimi është bërë më 30 tetor 2026, në kuadër të zbatimit të një urdhërese të Inspektoratit Veterinar të kësaj agjencie dhe nën mbikëqyrjen e inspektorëve të saj.

AUV ka njoftuar se, bazuar në këtë urdhëresë, operatori ekonomik ka vazhduar procesin e gjurmueshmërisë dhe tërheqjes së produkteve ushqimore nga tregu.

Sipas evidencës së operatorit, produktet e asgjësuara përfshijnë mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi, produkte të tjera të mishit, si dhe produkte të tjera ushqimore.

Këto masa vijnë pas urdhrit fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3 mijë e 130 kilogramëve kofshë pule të ngrira, pasi ishte konstatuar prania e mykut.

AUV ka bërë të ditur se procesi i gjurmueshmërisë dhe grumbullimit të sasive të tjera është ende në vazhdim, veçanërisht për produktet në të cilat janë vërejtur ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut.

“Produktet e identifikuara si të papërshtatshme për konsum do t’u nënshtrohen masave përkatëse të ndalimit të shitjes, tërheqjes dhe asgjësimit”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.