Author: korrektpress

Ish- deputeti Pal Lekaj ka njoftuar se nuk do të garojë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se vendimi i tij hap rrugë për anëtarët e rinj të partisë.Në një postim drejtuar strukturave dhe mbështetësve të AAK-së, Lekaj ka vlerësuar kontributin e kësaj partie në shtetformimin e Kosovës, duke theksuar rolin e liderit të saj, Ramush Haradinaj.“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është thjesht një grupim politik, por që nga themelimi i saj ka qenë dhe mbetet një familje politike që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtetformimin, zhvillimin dhe sigurinë…

Read More

Autostrada Shkup-Bllacë edhe më tej mbetet në gjendjen siç u gjet nga pushteti paraprak. Në terren nuk po zhvillohet asnjë lloj punimi ndërtimor .Drejtori i Ndërmarrjes Publike pwr rrugët shtetërore Koce Trajanovski edhe njëherë përsëriti se po bëhet evaluim i projektit fillestar, dhe se punimet do të fillojnë së shpejti. Ndonëse ende e pa konfirmuar zyrtarisht, kontraktues pritet të zgjidhet kompania vendore “GRANIT”.“Ende është në fazë të vlerësimit, mendoj që shumë shpejt do të nisim punimet, do të jetë autostradë ashtu siç është projektuar, nuk ka ndryshime…ajo është përmes Bankës Evropiane për Zhvillim, edhe pse ne kemi bërë disa analiza,…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se Qendra e Votimit 1905, e cila deri tani ka qenë në objektin e SHFMU “Shtjefën Gjeçovi”, bartet në ish objektin e gjimnazit “Xhevdet Doda”, rr. “Xhevdet Doda” – Prishtinë.Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes zyrtare të “Kryeqyteti Prishtina”.”Lusim qytetarët që i përkasin kësaj qendre të votimit të informohen me kohë për lokacionin e ri të votimit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 7 qershor 2026. Për më shumë informata, skanoni kodin QR në njoftim ose vizitoni platformën zyrtare…

Read More

Filmi biografik për Michael Jackson po vazhdon të thyejë rekorde në arkëtime, duke u renditur tashmë si filmi i dytë biografik me fitimet më të larta në histori. Projekti “Michael”, ku rolin kryesor e interpreton nipi i artistit, Jaafar Jackson, ka kaluar filmin “Elvis” dhe ka fituar deri tani rreth 577 milionë dollarë (rreth 510 milionë euro) në mbarë botën.Filmi ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme që prej publikimit më 24 prill, duke sjellë sërish në qendër të vëmendjes figurën legjendare të Mbretit të Popit, shkruan DailyMail. Vetëm gjatë fundjavës së tretë në kinema, produksioni arkëtoi rreth 95 milionë dollarë (rreth…

Read More

Herët në mëngjes, një foshnjë e vdekur pesëmuajshe u dërgua në një klinikë në Shkup nga babai i tij.”Më 12.05.2026 në orën 06:05 në SPB Shkup, Klinika e Fëmijëve në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” – Shkup raportoi se një foshnjë pesëmuajshe e ndjerë nga zona e Shkupit u soll tek ata. Sipas raportit, babai i foshnjës e gjeti foshnjën e tij të ndjerë (e cila kishte lindur para kohe) rreth orës 05:30 në shtëpinë familjare në zonën e komunës Çuçer-Sandevë dhe menjëherë shkoi në Klinikën e Fëmijëve”, njoftojnë nga MPB.Një mjek ka konfirmuar vdekjen dhe po merren masa për…

Read More

Liverpool po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në afatin kalimtar të verës, sipas raportimeve.“Të Kuqtë” nuk kanë arritur të bëjnë një mbrojtje domethënëse të titullit në Premier League në sezonin 2025-26 dhe aktualisht renditen në vendin e katërt, me dy ndeshje të mbetura.Një vit pas festimeve të titullit në “Anfield”, Arne Slot dhe Liverpool janë shumë larg pritshmërive këtë sezon, pavarësisht se kanë investuar ndjeshëm në përforcimin e skuadrës.Për arsye të ndryshme, transferimet e Alexander Isak, Hugo Ekitike, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz nuk e kanë dhënë ende efektin e dëshiruar. Rritet presioni te Arne Slot, Liverpooli…

Read More

Me humbjen e mëngjesit të sotëm kundër Oklahoma City, LeBron James i dha fund sezonit të tij në NBA, dhe për këtë arsye ka shumë të ngjarë edhe karrierës së tij me fanellën e Los Angeles Lakers, dhe ndoshta karrierës së tij në përgjithësi.Kontrata e 41-vjeçarit James me Lakers do të skadojë së shpejti dhe ai zyrtarisht do të bëhet një lojtar i lirë.Pas humbjes ndaj Oklahoma dhe eliminimit nga play-off-i, basketbollisti amerikan pranoi se është i pasigurt për të ardhmen e tij.”Sa i përket të ardhmes, sinqerisht, nuk e di. Ende e ndiej humbjen. Vërtet nuk e di se…

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 12 maj 2026 në Kosovë janë konfirmuar 14 raste me fruth.Sipas të dhënave të IKSHPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me pesë raste, pasuar nga Prishtina dhe Kaçaniku me nga tre raste, ndërsa nga një rast është raportuar në Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.IKSHPK thekson se të gjitha rastet e konfirmuara janë persona të pavaksinuar me vaksinën MMR kundër fruthit, shytave dhe rubellës dhe se të gjithë kanë marrë trajtim spitalor.“Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën…

Read More

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe mikut të tij, Rifat Stojkaj.Në një postim në Facebook, Ramosaj ka thënë se mbledhja u mbajt në praninë e qytetarëve, kolegëve, përfaqësuesve institucionalë, miqve dhe familjarëve.“Sot, në praninë e shumë qytetarëve, kolegëve, përfaqësuesve institucionalë, miqve dhe familjarëve, u mbajt mbledhje komemorative për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe mikut tonë, Rifat Stojkaj”, ka shkruar Ramosaj.Ai ka vlerësuar se Stojkaj do të kujtohet për përkushtimin dhe korrektësinë, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si humbje…

Read More

Pjesë të Kroacisë janë mbuluar nga bora, e cila sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Hidrometeorologjik kroat (DHMZ) po bie sot edhe në zonat më të ulëta. Shtresa më e trashë e borës është regjistruar në rajonin e Gorski Kotarit. Ndërkohë, Dubrovnik dhe një pjesë e bregdetit malazez janë goditur nga mot i rëndë dhe stuhi të fuqishme.Sipas DHMZ-së, të cituar nga portali kroat Index.hr, sot ka reshje bore edhe në qytetet Ogulin dhe Gospiq.Shtresa më e madhe e borës është matur në Zavizhan, në veri të malit Velebit, ku janë regjistruar 40 centimetra borë. Në Delnice kanë rënë rreth…

Read More