Author: korrektpress

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të martën se siguria e Evropës është e lidhur ngushtë me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra praktike për ta afruar rajonin ku bën pjesë edhe Kosova, më shpejt me strukturat evropiane.Ajo bëri këtë koment pas takimit të parë ministror të ministrave të Jashtëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë“Siguria e Evropës është shumë e lidhur me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet të gjejmë mënyra praktike për ta afruar rajonin me Bashkimin Evropian. Nga e kaluara e dimë…

Read More

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga ambientet e Qendrës së Paraburgimit në Hagë, ku po mbahen të paraburgosurit para dhe gjatë proceseve gjyqësore.Në videon dhe fotografitë e publikuara shihen hapësirat e fitnesit, këndi i qëndrimit ditor për socializim, si dhe dhomat e dedikuara për takime me familjarët.Sipas njoftimit të Speciales, personat në paraburgim kanë qasje në ajër të pastër, aktivitete fizike dhe mundësi për të marrë pjesë në shërbesa fetare.“Të pandehurit që janë të paraburgosur para ose gjatë gjyqit të tyre në Dhomat e Specializuara të Kosovës mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Atje, ata kanë…

Read More

Zyrtari i Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme.Përmes një reagimi publik, Durmishi bëri të ditur se vendimi është marrë me kërkesën e tij personale dhe pas konsultimeve me kryeministrin dhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.“Me kërkesën time dhe pas konsultimit me Kryeministrin Albin Kurti, kam vendosur që të mos jem pjesë e listës në këto zgjedhje”, ka deklaruar Durmishi.Ai ka falënderuar Kurtin për mirëkuptimin dhe mbështetjen, ndërsa është shprehur i bindur se Vetëvendosje do të dalë fituese në zgjedhje, madje me rezultat më të…

Read More

Arsenali është goditur nga një “makth” dëmtimesh, pasi Ben White do të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain.White është gjithashtu një dyshim i madh për Kupën e Botës këtë verë, pasi dyshohet se ka pësuar një dëmtim në ligamentin MCL.28-vjeçari u largua nga “London Stadium” të dielën me një mbajtëse në gju, pas fitores 1-0 të Arsenalit ndaj West Hamit.Një njoftim zyrtar nga Arsenali ka konfirmuar se White do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa klubi shpreson ta ketë gati për periudhën përgatitore para sezonit të ri. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, tani përballet…

Read More

Në forumin ekonomik “Përtej Kufijve” që u mbajt në Shkup, biznesmenë dhe përfaqësues të institucioneve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kërkuan thellim të bashkëpunimit ekonomik rajonal, me synim rritjen e shkëmbimit tregtar nga 207 milionë në 1 miliard euro. Ambasadori i Shqipërisë në vend Denion Meidani theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet ta kthejnë afërsinë gjeografike në partneritet ekonomik, duke kaluar nga dialogu në projekte dhe investime reale. Sipas tij, zhvillimi ekonomik dhe turizmi nuk mund të ecin pa infrastrukturë moderne.“Korridori VIII është një projekt strategjik. Është linja që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Është rruga…

Read More

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, është paraqitur në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York, ku ka lexuar raportin e tij gjashtëmujor për Bosnje dhe Hercegovinën.“Bosnje dhe Hercegovina po ecën në një rrugë të ngushtë që shkon në dy drejtime. Njëra është rruga e stabilitetit dhe revitalizimit ekonomik, sundimit të ligjit dhe standardeve të demokracisë. Rruga tjetër është stagnimi, drejt së cilës çojnë pengesat politike dhe degradimi gradual i institucioneve shtetërore”, tha Schmidt në fillim të fjalimit.Ai theksoi se situata e sigurisë është stabile, por ende ekzistojnë kërcënime.…

Read More

Cara Delevingne ka bërë hapin e saj të parë zyrtar në muzikë, duke njoftuar publikimin e dy këngëve debutuese “I Forgot” dhe “Out of My Head”.Supermodelja dhe aktorja 33-vjeçare, e njohur për karrierën në pasarela dhe film, tashmë po i futet industrisë muzikore si artiste solo, pas disa bashkëpunimeve të mëparshme me emra të njohur, shkruan DailyMail.Këngët e reja pritet të publikohen më 29 maj, ndërsa vetëm pak ditë më pas ajo do të nisë një turne me 11 koncerte në Evropë dhe Amerikën e Veriut, duke filluar në Berlin më 1 qershor. Turneu përfshin ndalesa në qytete si Barcelona,…

Read More

Ambasadorit bullgar në RMV, Zhelazko Radukov iu paraqit sot me një demarsh me gojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për përdorimin e termit “maqedonas i veriut”, konfirmojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut.Sot, Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhelazko Radukov, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sipas informacionit nga Ministria.Në takim, shtojnë ata, iu drejtua një demarsh me gojë në lidhje me adresimin e papërshtatshëm nga Ministrja e Punëve të Jashtme…

Read More

Ecja me gishtërinjtë e këmbëve është mjaft e zakonshme tek fëmijët. Megjithatë, lind pyetja se kur kjo është plotësisht normale dhe kur mund të tregojë një problem të mundshëm.Hapat e parë të një fëmije janë një moment jashtëzakonisht i gëzueshëm për prindërit. Prindërit presin me padurim hapat e parë të fëmijës së tyre, sepse ecja është një nga treguesit kryesorë të zhvillimit të shëndetshëm dhe normal.Megjithatë, ndonjëherë ndodh që një fëmijë të ecë si balerinë në majë të gishtave të këmbëve. Kjo mund t’u duket e lezetshme prindërve në fillim, por mund t’i shqetësojë edhe më vonë. A është kjo…

Read More

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.Shatri fillimisht ka zbuluar atë që sipas tij ka qenë suksesi i tij më i madh si trajner i basketbollit.Ai tha se pjesëmarrja në Euro Cup në vitin 2019 me klubin e femrave të Prishtinës, është një kujtim që nuk…

Read More